Karamuço për Komisionin “Xhafaj”: Ka në plan të ndryshojë Kushtetutën

5 Tetor 2024 | 21:10

I ftuar në emisionin Review, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka analizuar dështimin e Komisionit Xhafaj, i cili është kritikuar për shkak të refuzimit të pjesëmarrjes nga shumë institucione të drejtësisë.

Karamuço theksoi se ky komision, i cili fokusohet në reformën në drejtësi, ka për qëllim të sjellë një verdikt final që do të ndikojë në ndryshime të rëndësishme në Kushtetutën e Republikës.

Sipas tij, ndërhyrja në Kushtetutë do të prekë disa institucione kyçe, përfshirë Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), gjykatat në tërësi dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Karamuço nënvizoi se i vetmi institucion që do të përjashtohet nga këto ndryshime është SPAK-u (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion).

Kjo situatë, sipas tij ngre pyetje të shumta rreth efektivitetit të reformave në drejtësi dhe nevojës për një qasje më të qëndrueshme dhe të koordinuar nga të gjitha institucionet përkatëse.

“Tek Komisioni i dytë ne nuk kemi një dokument të dytë, por kemi disa drafte të gatshme se ku do të ndërhyhet dhe marrim ekspertët i pyesim; a duhet ta ndryshojmë këtë apo jo? Ky Komision do dalë me një verdikt final që do të kërkojë të ndryshohet Kushtetuta. Duke filluar nga Kushtetuta, këta synojnë që të prekin disa persona, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, KLSH-në, gjykatat në tërësi. Organet e posaçme e kanë me vijë të kuqe që nuk mund t’i prekin dot, por njësitë anti-korrupsion do të jenë si një drejtoritë e veçantë. Do futen edhe njësi të veçanta të policisë, si një task-forcë e përbashkët për administratën, për të gjeneruar sa më shumë denoncime dhe kallëzime. Ne kemi sot një koeficient shumë të lartë të problematikave për sundimin e ligjit; jemi kampionë në Ballkan, pra moszbatimi i akteve nënligjore është në kaos. Pyetja është, a e zgjidh dot ky Komision me instrumente ekzekutive këtë problematikë?” – tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026