Pas refuzimeve masive, KLP i vetmi institucion që i bashkohet Komisionit “Xhafaj”
I vetmi institucion i drejtësisë që ka pranuar të jetë pjesë e Komisioni “Xhafaj” është Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili këtë të premte ka njoftuar se 2 përfaqësues të kësaj instance do të jenë pjesë e komisionit.
Sipas njoftimit të KLP, bëhet me dije se ndryshe nga institucionet e tjera, si SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, mendon të përfaqësohet në Komisionin “Xhafaj” përmes dy emrave, Arta Mandro, anëtare jo prokurore dhe Vate Staka, anëtar prokuror.
Kujtojmë se ashtu si SPAK dhe Gjykata kushtetuese edhe Gjykata e Lartë ka bërë të ditur të enjten se nuk pranon të jetë pjesë e Komisionit Antikorrupsion.
Në një letër drejtuar kryetarit të komisionit anti-korrupsion Fatmir Xhafaj, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, thekson se ftesa për pjesëmarrje në këtë komision nuk është në përputhje me funksionin dhe misionin e gjyqtarit.
Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë shprehet se, pas një vlerësimi të detajuar, ka ardhur në përfundimin se pjesëmarrja e gjyqtarëve si anëtarë të një nëngrupi teknik, nuk është e përshtatshme me funksionin dhe misionin që kanë gjyqtarët e Kushtetueses.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit