Pas SPAK dhe Kushtetueses, edhe Gjykata e Lartë refuzon komisionin Xhafaj
Ashtu si SPAK dhe Gjykata kushtetuese edhe Gjykata e Lartë ka bërë të ditur se nuk pranon të jetë pjesë e Komisionit Antikorrupsion. Në një letër drejtuar kryetarit të komisionit anti-korrupsion Fatmir Xhafaj, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, thekson se ftesa për pjesëmarrje në këtë komision nuk është në përputhje me funksionin dhe misionin e gjyqtarit.
Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë shprehet se, pas një vlerësimi të detajuar, ka ardhur në përfundimin se pjesëmarrja e gjyqtarëve si anëtarë të një nëngrupi teknik, nuk është e përshtatshme me funksionin dhe misionin që kanë gjyqtarët e Kushtetueses.
Megjithatë në letër theksohet gatishmëria e Gjykatës së Lartë për të ndihmnuar me opinone Komisionin e Posaçëm Anti-korrupsion.
Për këtë qëllim, Gjykata e Lartë ka ngritur një grup pune të përbërë nga gjyqtarë dhe këshilltarë ligjorë. Ky grup do të përgatisë materiale përkatëse mbi sfidat që hasin ky institucion dhe sistemi i drejtësisë në tërësi.
Gjykata thekson: “Duke marrë parasysh këtë funksion të Gjykatës së Lartë në raport me pushtetet e tjera, vlerësojmë se kërkesa për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të gjyqtarëve të kësaj Gjykate si anëtarë të një nëngrupi teknik, në varësi të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Komisionit të Posaçëm, nuk është në përputhje me misionin e saj. Si e tillë, kjo kërkesë nuk vlerësohet si një zgjidhje e përshtatshme për përmbushjen e detyrave të Komisionit.”
Gjykata e Lartë shpreh gatishmërinë për të ofruar opinione lidhur me projektligjet që prekin funksionin e saj. Ajo ka vlerësuar se praktika e viteve të fundit ka treguar se propozimet për ndryshime në ligjet procedurale, të miratuara nga Kuvendi me kontributin e gjyqtarëve dhe këshilltarëve ligjorë të saj, kanë ndikuar pozitivisht në shpejtësinë dhe cilësinë e gjykimeve.
Në fund, Gjykata e Lartë thekson se është e vetëdijshme për rëndësinë e integrimit evropian të Shqipërisë dhe se, si një institucion i rëndësishëm në shtetin e së drejtës, është e gatshme të kontribuojë në këtë proces, duke ruajtur pavarësinë dhe paanshmërinë e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës