Gjykata Kushtetuese refuzon pjesëmarrjen në Komisionin Antikorrupsion

2 Tetor 2024 | 12:50

Gjykata Kushtetuese i thotë “jo” kërkesës së Fatmir Xhafajt për t’u përfaqësuar në komisionin e posaçëm parlamentar kundër korrupsionit.

Në përgjigje të Kuvendit, Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, argumenton se pjesëmarrja është në kundërshtim me rolin dhe funksionimin e GjK-së, i cili është vlerësimi i pajtueshmërisë së ligjeve dhe jo hartimi i tyre.

“Për shkak të funksionit tonë, nuk mund të marrim pjesë në aktivitete që lidhen me procese ligjvënëse, pasi kjo mund të sjellë në të ardhmen konflikt në ushtrimin e funksionit tonë në kontrollin e pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën”, thekson Holta Zaçaj – Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i “Kushtetueses” vjen pasi Fatmir Xhafaj u kërkoi të gjitha institucioneve të pavarura, nga ato kushtetuese deri te drejtësia, që të përfshiheshin me ekspertët e tyre për të paraqitur problematikat që ata ndeshin në funksionimin e institucioneve përkatëse dhe për t’u angazhuar në diskutime për të dhënë mendim mbi nevojën për të ndërhyrë në ligje në funksion të forcimit të luftës kundër korrupsionit.

Gjykata Kushtetuese bëhet institucioni i parë që refuzon komisionin “Xhafaj”. Ai u ngrit me kërkesë të qeverisë për një erë të re në përballjen me korrupsionin shtetëror. Që nga ngritja e tij, ai është bojkotuar nga opozita. Partia Demokratike e ka cilësuar si një komision që kërkon të rrisë kontrollin mbi organet e drejtësisë dhe veçanërisht mbi strukturën e posaçme, SPAK.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026