Karamuço për tensionet e Kuvendit: Policët janë trajnuar për turma, jo për deputetë

17 Tetor 2024 | 21:44

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, ku diskutoi për përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe forcave të Policisë në ambientet e parlamentit.

Ai theksoi se FNSH nuk duhet të kishte qenë e pranishme atje, duke shpjeguar se sipas ligjit, ata autorizohen vetëm në rastet kur kërkohen nga Garda e Republikës.

Ai gjithashtu e vlerësoi qasjen e forcave të Policisë si të ashpër, duke theksuar se ata janë të trajnuara për të ndërvepruar me turmat, dhe jo me deputetët.

Karamuço shpjegoi se përdorimi i sprajeve me efekt neuroparalizues është i justifikuar vetëm në distanca të caktuara dhe për situata specifike.

“Vetëm kur Garda kërkon mbështetje atëherë mund të futet Policia e Shtetit, FNSH e të tjerë, gjë që nuk ka ndodhur sot. Qëndrimi që ka mbajtur kreu i Gardës ka qenë i drejtë sepse kanë vajtur forca të FNSH pa autorizimin e tij. Tani që po flasim po bëhet një analizë pse ka ndodhur kështu sepse dikush duhet të mabjë përgjegjësi për këtë. Spra përdoret për efekt neuroparalizues që e çmobilizojnë personin nga një veprim agresiv. Përdoren në distancë jo të afërt, 2 metra ose më shumë, prandaj po ta shikoni polici tërhiqet mbrapa. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë e kanë për përdorim për turmat, por rasti konkret duhet analizuar, nëse duhen përdorur në atë  distancë apo duhen përdorur ndaj deputetëve. Thjesht mund të ketë qenë edhe një formë paralajmëruese. Po ta shikoni në atë kohë ju hiqet kapelja, goditen policët. Po ata janë të trajnuar për turma, jo për deputetë që të kryejnë këto lloj veprimesh,” –tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026