Karamuço: Shkodra, Tirana dhe Lezha, epiqendrat e krimit zgjedhor

22 Shkurt 2025 | 20:46

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi në emisionin Review në Euronews Albania strategjinë e publikuar nga SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore.

Ai u shpreh se lidhja e krimit me politikën për të ndikuar në vullnetin e votuesve është një fenomen i njohur, denoncuar dhe hetuar por asnjëherë dënuar. Karamuço renditi disa nga qytetet që sipas tij janë epiqendra të krimit zgjedhor, ku banda kriminale me mbështetje politike ndikojnë në zgjedhje.

“Kemi Shkodrën problematike, që ka dalë edhe në SKY ecc, Lezhën ku është ende një konflikt i hapur që ka nisur për shkak të përplasjes gjatë zgjedhjeve, Durrësi, Tirana po e po, por duke qenë metropol i madh nuk bien më sy këto grupe, kemi disa persona në kërkim në Elbasan që kanë ndikuar në fushatat zgjedhore të mëparshme, në Fier ka grupe që kanë qenë dhe janë të aktivizuara me ndikim në zgjedhje, Vlorën dhe Dibrën. SPAK ka bërë punë të mirë duke u marrë disa nga këto grupe kriminale, të cilat duke qenë në radarë të SPAK kanë kufizuar çdo lëvizje”, tha Karamuço.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026