Karen Pierce emërohet emisare e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor
Britania e Madhe e ka emëruar Karen Pierce si emisare speciale për Ballkanin Perëndimor, njoftoi të premten Ambasada britanike në Kosovë.
Pierce, e cila është ndër diplomatet britanike më me përvojë, do të ketë për detyrë t’i çojë përpara synimet strategjike të Britanisë në vendet e Ballkanit, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë, thuhet në njoftim.
Kjo përfshin edhe mbajtjen e samitit të Procesit të Berlinit me liderët e këtyre vendeve në vjeshtën e vitit 2025, sipas Ambasadës.
Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.
Synimi i samiteve të tij, të cilat mbahen çdo vit, është që ta rrisin bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gradualisht t’i afrojnë ato më pranë BE-së. Në kuadër të Procesit të Berlinit, ndër vite, janë bërë disa marrëveshje dhe deklarata, por shumë prej tyre kanë mbetur pa u zbatuar.
“Britania e Madhe është e përkushtuar ta përforcojë partneritetin në Ballkanin Perëndimor, duke e forcuar sigurinë evropiane dhe duke e luftuar problemin tonë të përbashkët të imigrimit të parregullt”, tha Ambasada britanike në Facebook.
Pierce po e merr këtë post pas pesë vjetëve si ambasadore e Britanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në të kaluarën, ajo ka qenë edhe ambasadore britanike në Kombet e Bashkuara. Nga viti 2002 deri më 2006, ajo shërbeu si koordinatore për Ballkanin.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet