‘Karrocën e rotacionit duhet ta drejtojë PD’, Manjani tregon tre misionet e partisë më të madhe të opozitës
Ish-ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani u shpreh i bindur në qëndrimin e tij se nëse në 25 prill në Shqipëri do të ndodhë një rotacion politik, atë duhet ta drejtojë partia më e madhe e opozitës, që është Partia Demokratike, ndërsa LSI sipas tij është një parti komplementare, kontributi i të cilës është i nevojshëm por jo i rëndësishëm.
Sipas z. Manjani, Partia Demokratike ka tre misione të rëndësishme, të cilat duhet t’i adresojë në Durrës, që është një qark me potencial, por edhe në të gjitha qarqet e tjera.
“Nëse vërtetë do ketë rotacion, bazën e këtij rotacioni politik në vend duhet ta bëjë PD, e cila ka tre misione; e para duhet të rikuperojë veten nga 2017.
E dyta, duhet të kompensojë balancat apo gropat që mund të krijohen për shkak të LSI, e cila nuk është më ajo që ka qenë dhe e treta duhet të kompensojë hilenë që është bërë me formulën e koalicioneve, në mënyrë të njëanshme nga socialistët”, tha z. Manjani.
Për ish-ministrin e Drejtësisë LSI mbetet në pikëpyetje pasi largimi i Lefter Kokës e ka dëmtuar pozitën e kësaj partie në qarkun e Durrësit, duke krijuar një gropë për këtë subjekt politik.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë