“Kartela e kuqe”, kapet në Greqi i dënuari me 16 vite burg për vjedhje dhe plagosje

27 Prill 2025 | 15:41

Një tjetër operacion ndërkombëtar i suksesshëm është finalizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve greke.

Shtetasi Eduard Vushaj, 39 vjeç, i dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë dhe plagosje në bashkëpunim, është arrestuar në Greqi dhe do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar Vushajn për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, në fshatin Grabom, ku ai, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, ka ndaluar një automjet dhe, duke kanosur me armë, i ka vjedhur paratë dhe automjetin dy shtetasve, duke i plagosur gjithashtu me mjet prerës.

Operacioni “Kartela e kuqe” u finalizua pas një shkëmbimi informacioni të siguruar nga Fast Albania dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nëpërmjet Interpol Tiranës, që mundësoi lokalizimin dhe arrestimin e tij nga autoritetet greke.

Njoftimi i policisë

“Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë.

Operacioni “Kartela e kuqe”/Kapet në Greqi, një i dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”.

Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç.

Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë).

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026