“Kartmonedhat peshonin 2 tonë” Financial Times: Assad kaloi paratë me avionë në Rusi
Banka Qendrore e Sirisë, nën regjimin e Bashar al-Assad, ka dërguar rreth 250 milionë dollarë në Moskë mes 2018-2019. Transferimet u realizuan me avion, duke përfshirë kartëmonedha që peshonin rreth dy tonë. Ky operacion ndodhi kur regjimi sirian ishte plotësisht i varur nga mbështetja ushtarake ruse, pas sanksioneve perëndimore që e izoluan Sirinë nga sistemi financiar global.
Sipas Financial Times, këto para përfunduan në dy banka ruse të sanksionuara, që janë akuzuar për ndihmën në anashkalimin e sanksioneve për regjimin e Asadit. Në këtë periudhë, Siria ishte e detyruar të paguante në para për blerjen e grurit dhe mbështetje ushtarake.
Përfundimi i këtyre transferimeve ishte dy banka ruse të sanksionuara nga Departamenti Amerikan i Thesarit: Banka e Korporatës Financiare Ruse (RFK) dhe Banka TsMR, të cilat janë akuzuar për ndihmën në anashkalimin e sanksioneve për regjimin e Asadit.
Sipas dokumenteve ruse, Moska ka ofruar gjithashtu letra sigurie për shtypjen dhe printimin e kartëmonedhave siriane në vitet e mëparshme. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur dëshmi për transferta të tjera të mëdha në këto banka në dekadën e fundit.
Pavarësisht krizës ekonomike, familja Assad ka ruajtur kontrollin mbi ekonominë dhe ka blerë pasuri luksoze në Moskë, përfshirë apartamente dhe kompani të krijuara nga anëtarë të ngushtë të familjes, si Iyad Makhlouf.
David Schenker, ish-nënsekretari amerikan i shtetit për çështjet e Lindjes së Afërt, komentoi se: “Regjimi i Asadit ka zhvendosur përfitimet e tij të paligjshme jashtë vendit për të siguruar një jetesë luksoze dhe elitare.”
Gruaja e tij, Asma al-Assad, ish-bankiere e JP Morgan, ka pasur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e këtyre ndihmave dhe në drejtimin e një këshilli ekonomik të fshehtë.
Financial Times shkruan se anëtarët e familjes Assad janë përfshirë në blerjen e pasurive luksoze në Moskë. Që nga viti 2013, ata kanë blerë të paktën 20 apartamente luksoze, shpesh përmes rrugëve komplekse të korporatave dhe kredive.
Në vitin 2022, Iyad Makhlouf, kushëriri i Asadit, themeloi një kompani ndërmjetësimi në Moskë, Zevelis City, duke përfshirë edhe vëllain e tij Ihab.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
- 19:04 Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatitet për ‘qëndrim të zgjatur’ në Libanin jugor
- 18:59 Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:43 Mrekulli në Venezuelë, shpëtohet foshnja 18-ditëshe pas 32 orësh nën rrënoja
- 18:43 Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton
- 18:32 Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:30 “Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi