KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar kandidat i pavarur në Vlorë

26 Tetor 2025 | 20:03

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, i mbledhur mbrëmjen e së dielës, ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës.

Në vendimin e arsyetuar, anëtarët e KAS theksuan se, megjithëse Nika gëzon mandatin e këshilltarit bashkiak të Vlorës, ai duhej të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat ligjore për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.

Sipas  KQZ, ligji shqiptar nuk njeh vetëshpalljen si kandidat të pavarur, duke e bërë të detyrueshëm ngritjen e Komitetit Nismëtar. Megjithatë, për shkak të mandatit si këshilltar, Nikës nuk do t’i ishte dashur të mblidhte firmat e 1% të zgjedhësve të bashkisë Vlorë.

Më herët, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kishte refuzuar regjistrimin e tij në shkallën e parë administrative, vendim që tani është konfirmuar nga KAS.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026