Kasa: Turizmi nuk promovohet, të ftohen njerëz të famshëm në Shqipëri
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa thotë se turizmi shqiptar nuk promovohet si destinacion për turistët e huaj.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kasa u shpreh se qeveria duhet të ftojë njerëz të famshëm në Shqipëri për aktivitete të ndryshme, pasi e sheh këtë si një ndër mënyrat më të mira për promovimin e turizmit në vend.
“Qeveria duhe të rrisë promovimin në nivel ndërkombëtar. Ne si destinacion, nuk jemi destinacion i brenduar. Promovimi ndërkombëtar arrihet në disa mënyra, nuk është vetëm alokimi i disa fondeve. Ka disa mënyra. Një ndër promovimet më të mira apo të sukseshme do ishte që vendi ynë, qeveria jonë më saktë, të ftonte njerëz të famshëm në Shqipëri, të cilët besoj sot për sot, është promovimi më i mirë që i bëhet një destinacioni.
Duke ftuar që të vizitojnë Shqipërinë, kuptohet me shpenzimet e qeverisë, të vijnë figura dhe personalitete. Një nga mënyrat është edhe ky lloj promovimi. Ata janë shumë të ndjekur, kanë shumë fansa dhe krijohet një imazh tjetër”, theksoi ai.
Qeveria ka vendosur të rrisë buxhetet e inistrive të turizmit dhe kulturës gjatë 3 viteve të ardhshme.
Për të kthyer qendrat historike në në modele biznesi, në 2 vitet e ardhshme do të investohen nga 100 milion lekë. Më pas buxheti do të vijë në ulje.
LEXONI GJITHASHTU
Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat