Kastriot Islami: Pse u ndryshua sistemi zgjedhor në 2008
Ish-deputeti Kastriot Islami shpjegoi në emisionin ‘Me pak fjalë’ për Neritan Sejaminin se cilat ishin arsyet që në vitin 2008 detyruan partitë që të ndryshonin sistemin zgjedhor. Islami, pjesë e ekipit kryesor të ndryshimeve të sistemit elektoral, shpjegoi se pas një analize gjithëpërfshirëse të sistemit mazhoritar, u pa e nevojshme ndryshimi i tij.
Sipas Islamit, tre ishin problemet kryesore të sistemit mazhoritar, përdorur deri në zgjedhjet e vitit 2005:
- Sistemi kishte filluar të delegjitimohej;
- Partitë e vogla kishin rol dispropocional me votat e tyre;
- Kandidimi i personave me profil apolitik po shtohej shumë, veçanërisht të atyre me rekorde kriminale.
Për të shmangur këto dukuri, sipas Islamit nevojitej të ndryshohej gjithë sistemi dhe jo vetëm të bëheshin ndërhyrje brenda sistemit mazhoritar të asaj kohe. Pyetur nga Sejamini se cilat ishin interesat e liderëve të partive kryesore në vitin 2008, Islami u shpreh: “Të shmangej fenomeni i ‘Dushkut’, të shmangej ‘diktatura’ e partive të vogla dhe të shmangeshin oligarkët.”
Ai shpjegoi se përzgjedhja e sistemit proporcional u bë në dakordësi të të dyja partive kryesore, asaj Demokratike dhe Socialiste. Duke parë zhvillimet e sotme politike, Kastrioti tha se nëse dy problemet e para mund të jenë zbehur, problemi i tretë, prania e oligarkëve në politikë është ende i pranishëm dhe sistemi proporcional nuk mundi ta largojë atë.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave