Katari dhe Arabia Saudite kundërshtojnë zhvendosjen e palestinezëve
Katari dhe Arabia Saudite kanë kundërshtuar kategorikisht zhvendosjen e dhunshme të palestinezëve brenda Gazës, pasi Izraeli u bëri thirrje banorëve të largohen nga veriu i territorit dhe të shkojnë në jug.
Në një deklaratë për media ministria e jashtme të Katarit bën thirrje për “heqjen e rrethimit të Rripit të Gazës dhe sigurimin e mbrojtjes sipas ligjeve ndërkombëtare dhe humanitare pë rtë gjithë civilët e Gazës.
Vërejtje të ngjashme u postuan në rrjetin social “X” dhe nga ministria e jashtme saudite.
Arabia Saudite bëri thirrje gjithashtu për sigurimin e ndihmave dhe furnizimeve mjekësore për banorët e Gazës.
“Mohimi i këtyre nevojave themelore për të jetuar me dinjitet përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në reagimin e Arabisë Saudite.
Kujtojmë se Izraeli parlajmëroi banorët e Gazas këtë të premte të zhvendosen nga veriu në jug, pasi në orët në vijim pritet të nis dhe ofensiva ushtarake e këmbësorisë.
Janë 1.1 milionë banorë të cilët pritet të zhvendosen, teksa përballen me mungesën e energjisë elektrike, karburantit dhe sasi të kufizuara ushqimesh.
Banorët e Gazës janë fotografuar duke bërë paketimet dhe duke u përpjekur të lëvizin drejt zonave të sigurta.
Nga ana tjetër Hamasi u ka bërë thirrje popullatës civile që t’i injorojnë thirrjet e izraelit dhe të mos zhvendosen në jug.
Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve
Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë
930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo
- 11:58 Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit
- 11:57 Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve
- 11:45 Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)
- 11:39 Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve
- 11:33 Seanca plenare në Kuvend, qytetarët mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 11:26 Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë