Katër palestinezë të vrarë gjatë bastisjes izraelite në kampin e refugjatëve
Forcat izraelite vranë katër palestinezë të martën gjatë një bastisjeje me dron në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor.
Lajmin, sipas mediave të huaja, e ka bërë me dije Ministria palestineze e shëndetësisë.
Ministria shtoi në një deklaratë se “rreth 30 persona u plagosën nga zjarri okupues (izraelit) në Jenin”.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se trupat ishin përfshirë në një operacion “të domosdoshëm” “për të penguar aktivitetet terroriste”.
Izraeli e ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967 dhe forcat e tij kryejnë rregullisht inkursione në zona të tilla si Jenin dhe kampi i tij i refugjatëve ngjitur, të cilët janë nominalisht nën kontrollin e sigurisë së Autoritetit Palestinez.
Në korrik, ushtria kreu bastisjen e saj më të madhe në vite në kampin Jenin, në të cilin u vranë 13 palestinezë, përfshirë militantë dhe fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë