Katër shqetësimet e biznesit sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë
Dhoma Amerikane e Tregtisë identifikon katër pika, ku ka nevojë për përmirësime të ndjeshme të politikave, rregulloreve dhe sidomos zbatimit të ligjeve për të përmirësuar klimën e biznesit.
Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës, kreu i saj Enio Jaço renditi si pikë të parë zbatimin e ligjit për konsultimin publik. Dhoma ka kritikuar më herët moszbatimin e kritereve dhe të afateve të vendosura në këtë ligj. Herën e fundit kritikat u shprehën gjatë diskutimeve në Kuvend për ndryshimet në Paketën Fiskale për vitin e ardhshëm.
Pika e dytë lidhet me politikat nxitëse për tërheqjen e investimeve të huaja. Dhoma Amerikane ka kërkuar hartimin e një legjislacioni unifikues e të thjeshtuar, që të zëvendësojë normat e rregullat e shumta e komplekse që janë në fuqi aktualisht.
Shqetësimi i tretë lidhet me korrupsionin e zyrtarëve në nivelet të mesme dhe të larta. Dhoma kërkon instalimin e paketave për të luftuar fenomenin. Dhoma Amerikane kërkon gjithashtu rritje të transparencës dhe të standardeve të dhënies së tenderave.
Enio Jaço, kreu i Dhomës tha gjithashtu se situata e globale e kombinuar me një ekonomi të brishtë lokale, me një ritëm të paprecedent emigrimi të fuqisë punëtore dhe me një dobësim të ndjeshëm të fuqisë konsumatore, presionet tek bizneset shqiptare janë bërë të jashtëzakonshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë