Katër të vdekur dhe afro 600 të infektuar të rinj nga Covid-19
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale bën të ditur se katër qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar 581 raste të reja.
Krahas të të infektuarve të rinj, ekspertët e shohin si tregues pozitiv edhe numri e të shëruarve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë listës së të shëruarve në orët e fundit i janë shtuar 485 pacientë, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 33 185, që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 285 pacientë, 20 janë në terapi intensive, kurse gjashtë prej tyre janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13432
Fier 1591
Shkodër 1300
Durrës 1220
Vlorë 1011
Korçë 948
Lezhë 884
Elbasan 877
Berat 784
Gjirokastër 491
Kukës 431
Dibër 399.
Qarku më i prekur në Shqipëri nga Covid-19 është ai i Tiranës, i cili kryeson si për nga numri i rasteve të infektuara ashtu edhe për humbjet e jetëve. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, në Shqipëri kanë humbur jetën nga coronavirus 1174 qytetarë, shifër kjo e cila konsiderohet tepër e lartë nëse krahasohet me numrin e popullsisë.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta