Katër të vdekur dhe mbi 800 të infektuar me COVID-19
Në Shqipëri katër qytetarë kanë humbur jetën dhe 853 të tjerë janë infektuar me COVID-19 në 24 orë.
Kështu raporton ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila shton se është shtuar gjithashtu edhe numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv në QSUT.
Aktualisht janë 10,915 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv në QSUT po marrin trajtim 103 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4007
Shkodër 1906
Vlorë 883
Durrës 848
Fier 750
Lezhë 648
Elbasan 569
Berat 417
Gjirokastër 3276
Korçë 249
Kukës 196
Dibër 164.
Po ashtu 526 qytetarë janë shëruar në orët e fundit, duke e çuar numrin e tyre në 134,802, që nga fillimi i epidemisë.
Shqipëri deri tani numëron 2,505 humbje jete, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta