Katërvjetori i luftës në Ukrainë, Gonzato: Agresioni duhet të marrë fund, Rusia do përballet me sanksione
Me rastin e katërvjetorit të luftës në Ukrainë, Ambasada e Ukrainës në Tiranë, në Sheshin “Skënderbej”, zhvilloi një ceremoni përkujtimore në nderim të viktimave dhe në shenjë solidariteti për popullin ukrainas.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato dhe përfaqësues të tjerë. Gonzato gjatë fjalës së tij u shpreh se në Ukrainë duhet të vihet paqja dhe agresioni rus duhet të marrë fund.
“Kjo ishte një ditë që e mbaj mend shumë mirë. Pas katër vitesh luftë jemi të vendosur që të shikojmë më tej, në vitin 2026 ku agresioni rus do të marr fund. BE është e vendosur, kërkon paqe në Ukrainë, paqe afatgjatë. Ndërkohë që Ukraina ka demonstruar vazhdimisht dëshirën për paqe, Rusia ka kundërshtuar. Paqja duhet të jetë e drejtë, e gjatë dhe me afate të gjata sigurie. Pretendimet e Rusisë janë kontradiktore, që kërkojnë paqe, teksa ata sulmojnë infrastrukturën ruse ne nuk mund t’iu japim një fitore.
Paqja dhe integriteti janë angazhime thelbësore për sigurinë e të gjitha shteteve. Nëse agresioni normalizohet, integriteti territorial bëhet i negociueshëm. Një paqe e gjatë në Ukrainë është kritike. Llogaridhënia për vuajtjet duhet të jetë gjithashtu e rëndësishme. Bashkimi Europian do të vazhdojë që të mbështesë përpjekjet për të garantuar llogaridhënien, gjithashtu do të ketë presion diplomatike, derisa paqja të jetë e sigurt. Populli ukrainas po tregon rezistencë heroike. Ukrainasit meritojnë mbështetjen tonë të plotë. Falënderojmë Shqipërinë për mbështetjen, është e rëndësishme që në këto kohë vendet e BE dhe ata në rrugën e integrimit të tregojnë unitet në veprime dhe qëllime. Është koha që të mos hezitojmë në promovimin e rregullave tona të përbashkëta”, u shpreh ai.
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia