Kë donit të shpëtonit me amnistinë? Revoltohet Gaz Bardhi pas akuzave

8 Prill 2024 | 22:45

Kreu i Grupit Parlamentar  të PD-së Gazment Bardhi ka folur në lidhje me amnistinë në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Ai theksoi se kanë propozuar që anëtarët e krimit të organizuar të mos përfitojnë  nga amnistia.

Gjithashtu ai shtoi se nga kjo amnisti nuk duhet të përfitojnë subjekte të caktuara.

“E  propozuam që qoftë anëtarët e krimit të organizuar qoftë subjektet e GJKKO të mos ishin përfitues të asnjë lloj  amnistie. Amnistia ka tre forma, përjashtimi nga vuajtja e dënimit, ulja e dënimit dhe pushimi i ndjekjes penale. Ajo që kemi bërë është që për subjekte të posaçme të mos ketë përfitime nga amnistia. Flasim për subjektet jo për veprat penale. Kemi përjashtuar të gjitha subjektet që përjashtojnë pasuritë. Ajo despozitë jep përfitim vetëm për kundravajtje penale. Kam dëgjuar që përfitojnë dy ish-gjyqtarë, ata janë të liruar. GJKKO i ka nxjerrë nga burgu. Unë nuk jam dakord me të”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026