“A ia bëri mirë SPAK Berishës që e ‘burgosi’?”- Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

8 Prill 2024 | 22:06

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe ish-ministri Ylli Manjani janë përfshirë në debate në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, lidhur me punën e SPAK.

Manjani e pyeti Bardhin për të dhënë mendimin e tij lidhur me punën e SPAK dhe ai tha se e njeh si institucion dhe e vlerëson punën e tij.

Më pas Manjani e pyeti nëse SPAK ka bërë mirë që ka vendosur ish-kryeministrin Sali Berisha në ‘arrest shtëpie’ dhe Bardhi u përgjigj se çështja nuk duhet parë kaq bardh e zi dhe të gjykosh gjithë punën e SPAK vetëm për një vendim.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Bardhi: Bie dakord, këtë hajde ta diskutojmë mbi performancën dhe nevojën për reformim të kodit të procedurës penale dhe kodit penal. Çdo gjë që ka interes për qytetarët, nuk kam kompleks unë për të bërë reformim. Ne ishim e njoh dhe e respektoj unë SPAK apo jo, kështu e kuptova unë pyetjen, pastaj a ka nevojë të reformohet kodi i procedurës penale, kodi penal, apo legjislacioni përkatës në këtë drejtim, patjetër. Për mua është absurditet i madh që raporti i atyre që ndodhen sot me heqje lirie të jetë i përmbysur. Të ketë më shumë të paraburgosur sesa të dënuar. Unë sa herë të kem kritika për punën e institucioneve të drejtësisë, do të mbaj qëndrimin tim.

Manjani: Domethën ia ka bërë mirë Berishës që e ka mbyllur në shtëpi. Ka bërë mirë apo jo që ka burgosur liderin e opozitës?

Bardhi: Çështja nuk është bardh e zi, unë kam mbajtur qëndrimin tim për këtë çështje. Si politikan unë i njoh institucionet, i respektoj institucionet, i drejtohet institucioneve sa herë që kam diçka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026