Kë duan për kryeministër? Rama dhe Basha në garë të ngushtë për Elbasanin, Fieri preferon kryesocialistin
Sondazhi zgjedhor “Barometri Politik” i Euronews Albania dhe kompanisë prestigjioze MRB zbuloi se në qarkun Elbasanit ka një garë të ngushtë mes kryeministrit aktual Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, ku 46.5% e qytetarëve shohin Ramën si më të përshtatshëm si kryeministër, ndërsa 40% preferojnë Bashën.
Të dy liderët në këtë qark kanë një performancë më të mirë se vetja në rang kombëtar, ku Basha ka një preferencë dukshëm më të lartë se pëlqimi që gëzon në nivel kombëtar.
Në Fier, dëshira për ta parë Ramën në karrigen e kryeministrit në godinën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” është në masën 55%, shifër dukshëm më e lartë se vetë Rama në nivel kombëtar por edhe se Basha për këtë qark.
Shifrat e atyre që u përgjigjën që nuk preferonin asnjë prej dy kandidatëve për kryeministër ishte 12.6% për Elbasanin dhe 14.6% për Fierin, përqindje këto më të ulëta se rangu kombëtar (19.2%).
Qyetarët u pyetën gjithashtu për mendimin e tyre për tre liderët e partive kryesore, ku u shprehën si mëposhtë:
Mendim pozitiv:
- Edi Rama – Elbasan 49%; Fier 59.5%
- Lulzim Basha – Elbasan 45.6%; Fier 34.8%
- Monika Kryemadhi – Elbasan 15.8%; Fier 7.9%
Sipas sondazhit rezulton të jetë kryeministri në detyrë Edi Rama ai që ka pëlqyeshmëri më të madhe nga qytetarët e Fierit dhe Elbasanit, ndërkohë bie në sy diferenca e madhe e të anketuarve që kanë opinion negativ për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, sidomos në Fier me (91.8%).
Cili lider është më i përshtatshëm për Kryeministër? by Euronews Balkans
Metodologjia
Sondazhi mori në analizë 870 të intervistuar, 415 prej të cilëve në Elbasan dhe 455 në Fier. Intervistat ballë për ballë u realizuan në zona urbane dhe rurale në periudhën 19 mars-28 mars.
LEXONI GJITHASHTU:
- Iris Luarasi: Fieri, i vetmi qark që ka mbështetje të madhe për Ramën
- Jonila Godole: Shifrat e të pavendosurve japin idenë për rritjen e PD-së
- Mazniku mbi sondazhin në Elbasan: Rama me 46.5% dhe Basha me 40% kanë kapur tavanin
- Politologu Nurellari: Strategjia elektorale e PS-së, mobilizimi i socialistëve
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset