Kë kandidat pëlqejnë më shumë qytetarët në Durrës?
Në bashkinë e Durrësit, kandidatja socialiste, Emiriana Sako gëzon pëlqyeshmërinë e pjesës më të madhe (47%) të votuesve.
Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka pëlqehet nga dy në çdo pesë (40%) qytetarë durrsakë.
Luan Hoti, i Partisë Demokratike, pëlqehet nga një e katërta e elektoratit të Bashkisë Durrës.
Rezultatet e anketës së Barometrit tregojnë se kandidati që perceptohet më negativisht (47%) nga qytetarët e Durrësit është ai i Partisë Demokratike, Luan Hoti.

Pëlqyeshmëria e qytetarëve të Durrësit për kandidatët për kryetar bashkie, lidhet drejtpërdrejt me pëlqyeshmërinë që ata kanë për liderët e partive që mbështesin këta kandidatë.
Mes liderëve kryesorë politik, durrsakët pëlqejnë më shumë (45%) kryeministrin Edi Rama.
Sali Berisha pëlqehet nga një e katërta (28,5%) e elektoratit të Durrësit dhe kryetari i PD-së, Basha gëzon mendim pozitiv tek 15% e votuesve në Durrës.

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euroneës Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 9-12 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 13:25 Belgjika arrin në çerekfinale, por Kupa e Botës ka mbaruar për mesfushorin Onana
- 13:15 Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit
- 13:13 A mund ta ndërpresë Trump në mënyrë të njëanshme tregtinë me Spanjën?
- 13:10 Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia