“Ke qenë ministër kur nisi dosja Partizani”, flet Blendi Klosi: Ja historia

30 Tetor 2023 | 22:57

Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka diskutuar në një intervistë për Now me Erla Mëhillin historinë e dosjes Partizani.

Ai tha se nuk do të komentojë një çështje për të cilën po gjykon SPAK dhe duhet të flasë vetëm drejtësia.

“Nuk kam asnjë koment për atë dosje se ajo është një çështje që SPAK-u po e gjykon, drejtësia po e gjykon, do të merren vendime nga organet e drejtësisë. Ne që rrime nëpër televizor dhe dëgjojmë, nuk dimë asgjë sepse del shumë pak nga e vërteta e atyre dosjeve, atyre çështjeve. Ka qenë një debat shumë i madh mënyra e përfitimit në ato dosje, por thash ne nuk jemi për të komentuar vendimet e gjykatave dhe vendimet e gjyqësorit. Ato janë vendime që për ne që në krye të herës nuk do të diskutohen dhe nuk do të pengohen. Kjo ka qenë historia jonë e këtyre videove dhe muajve,” – u shpreh Klosi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026