Kedhi: Vrasja e Charlie Kirk, pasojë e klimës së tensionuar politike në SHBA

21 Shtator 2025 | 21:59

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, anëtari i Departamentit BrainGain të Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, dha një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet politike në Amerikë dhe vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk.

Kedhi u shpreh se e majta amerikane, konkretisht Partia Demokratike, është “marrë peng” nga një grup ekstremistësh të së majtës, të cilët kanë futur ndikimin e tyre në politikën e saj.

Ai e përshkroi vrasjen e Kirk dhe atentatet e dështuara ndaj ish-presidentit Donald Trump si pjesë të një fenomeni më të gjerë, që nuk janë raste të izoluar.

“E majta amerikane ka humbur prej kohësh debatin dhe argumentin politik dhe ka zgjedhur gjuhën e dhunës,” tha Kedhi. Ai citoi deklarata të disa eksponentëve të lartë të Partisë Demokratike, përfshirë një kongresmene 90-vjeçare që sipas tij thoshte se nëse shikon dikë nga kabineti i Trump në publik, duhej krijuar një turmë për ta përzënë si të padëshiruar.

Kedhi përmendi gjithashtu fjalët e Joe Biden kur ishte kandidat, si dhe deklarata të tjera të politikanëve si Nancy Pelosi dhe Kamala Harris, duke nënvizuar se ishin një retorikë që nxit dhunë dhe përçarje.

“Sulmet ndaj Kirk dhe Trump nuk janë ngjarje të veçanta, por pasoja e një klimë politike të ndarë dhe të dhunshme në SHBA,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada

Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada. Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa...
11:29 | 16/07/2026

ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas

Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së tha se zyra e saj në terren në Harlingen, Teksas, arrestoi 238 emigrantë në një operacion njëditor në...
11:20 | 16/07/2026

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026