Këmbim valutor pa licencë, arrestohet 49-vjeçarja në Tiranë

23 Shkurt 2026 | 08:15

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçare me inicialet G.T., administratore e një subjekti, nën dyshimet se ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat e përfituara.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar rreth 40,000 euro në valuta të ndryshme dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti ka qarkulluar rreth 2,000,000 euro.

“Nga kontrolli i organizuar në kuadër të operacionit ‘Bilanci’ në subjektin në administrim të shtetases G.T., rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe nuk deklaronte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases G.T., 49 vjeçe, banuese në Tiranë”, njofton policia.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026