“Kemi çdo arsye për të hyrë në luftë”, Vuçiç kërcënon Kosovën: Kemi armë më të avancuara se të Izraelit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi, pas u pyet në lidhje me Kosovën. Sipas Vuçiç, sot Serbia do të kishte arsye për të hyrë në luftë, pasi kapacitetet mbrojtëse të vendit janë rritur ndjeshëm krahasuar me periudhën e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë më 1999.
“Tani jemi shumë më të fortë dhe pikërisht për këtë arsye askush nuk do të na sulmojë, por duhet të vazhdojmë të forcohemi”, tha ai.
Vuçiç theksoi se fuqizimi i Ushtrisë së Serbisë është rezultat i rritjes ekonomike dhe investimeve të vazhdueshme në sektorin e mbrojtjes. Sipas tij, vendi zotëron sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake moderne, duke shtuar se Serbia ka siguruar edhe armë të avancuara nga Izraeli, çka ka rritur ndjeshëm gatishmërinë luftarake.
Duke folur për Kosovën, ai u shpreh se kjo temë është rikthyer në tryezën e negociatave. Megjithatë, Vuçiç nënvizoi se nuk ka ndërmend ta çojë vendin në luftë dhe se mbetet i përkushtuar ndaj paqes dhe zhvillimit.
“Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë, sepse u kam premtuar qytetarëve paqe”, ka deklaruar ai.
Po ashtu ai komentoi sërish aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri- Kroaci por me këtë rast më shumë akuzoi Zagrebin zyrtar.
“Kurrë nuk do të marrim as përgjigje se përse e themeluan atë aleancë? Të na thonë pse e bënë këtë? Nga qarqe informative kemi informacione se aleanca u formua me iniciativën e Zagrebit. Ata kanë insistuar për këtë. Pse?! Pse ruajnë njerëzit, të cilët në Serbi kanë shkaktuar kaos dhe që ngarkohen edhe për shkak të terrorizmit?”, tha Vuçiç.
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s