“Kemi dhënë 12,5 mln € për sigurinë ushqimore”, Gonzato: Përmirësimi i cilësisë kusht për BE
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të biznesit ushqimor, tha se siguria ushqimore është një fushë është e rëndësishme për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, pasi lidhet me hyrjen në tregun europian.
Ai nënvizoi se Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të negociatave e BE dhe ky sektor mbetet një nga më kompleksët në procesin e integrimit në BE, duke theksuar se ecuria duhet të matet përmes sistemeve të harmonizuara me standardet e BE-së dhe inspektimeve efektive të bazuara në vlerësimin e rrezikut.
“Shqipëria ka hyrë në këtë fazë vendimtare të negociatave. Ecuria nuk matet më me qëllim apo miratim të legjislacionit, por me anë të sistemeve që funksionojnë. Bazohet te laboratorëve e akredituar dhe te fakti që duhet të ketë subjekte ushqimore që përmbushin standardet e BE. Kategorizimi i duhur i operatorëve të biznesit ushqimor dhe përmirësim i subjekteve përkatëse në përputhje me BE. Është një moment përcaktues për sektorin pasi një sistem kategorizimi q funksion mirë, i bën të mundur autoriteteve të dallojnë ato që përmbushin standardet, ato që mund të arrijnë pajtueshmërinë dhe ato që kërkojnë përshtatje themelore. Për shkak të rëndësisë së sektorit të qumështit dhe gjetjeve të auditit mbi cilësinë e ulët të qumështit të papërpunuar, përmirësim i cilësisë është parakusht për të pasur akses në tregun e BE. Harmonizimi me standardet e BE hap derën në një nga tregjet më të mëdha në botë, forcon reputacionin dhe rrit mundësinë në eksporte. Kërkon praktika të rrepta të higjienës, investime në aparatura e gjurmueshmëri të lartë.
Ne, BE-ja jemi të përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë dhe për këtë i kemi dhënë Shqipërinë 12.5 mln euro me anë të projektit BE për sigurinë ushqimore. Integrimin në BE e shohim si përpjekje të përbashkët. Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm, por hapat e ardhshëm do të jenë vendimtarë. 6 kushtet përmbyllës për kapitullin 12 për sigurinë ushqimore janë të qarta dhe përmbushja e tyre do të kërkoje angazhim të vazhdueshëm politik, lidership të fortë dhe institucional”, tha Gonzato.
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit