“Kemi mbrojtjen më të mirë kibernetike në NATO”, Rama: Zmbrapsim 1 sulm çdo 3 minuta

9 Tetor 2025 | 09:33

Në Tiranë zhvillohet sot Konferenca e 3-të e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors.

Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, kryeministri Edi Rama solli eksperiencën e Shqipërisë që 2 vjet më parë u bë objektiv i një sulmi të rëndë kibernetik nga Irani i cili synoi infrastrukturën digjitale të vendit.

Rama theksoi se pas këtij sulmi Shqipëria ka tashmë një nga mbrojtjet më të mira kibernetike mes vendeve të NATO-s edhe pse përballet me një sulm çdo 3 minuta.

“Kur bëhet fjalë për hapësirën kibernetike është kështu. Investimi, ndërmarrja e një mori përpjekjesh për të parandaluar që të ndodhin gjëra të tmerrshme. Ne e dimë se si ndihesh kur kjo ndodh, se ndryshe nga shumë prej jush, na u desh të përballemi dhe e pamë veten në mes të një sulmi kibernetik mjaft të keq e të gjerë që synoi infrastrukturën tonë digjitale që është krenaria jonë. Kemi investuar  në infrastrukturën digjitale në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori mjaft të rëndë ryshfetesh kudo e për gjithçka…I mbijetuam kësaj dhe jam krenar t’ju them se kemi një nga muret më të mira kibernetike mes vendeve të NATO. Nuk është vizionare, por diçka që lind nga nevoja elementare e mbijetesës. Sot përballemi me një sulm kibernetik në çdo 3 minuta, por ja dalim t’i zmbrapsim. Kemi pasur 48 sulme që lënë gjurmë gjatë vitit të shkuar, por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm”, tha Rama.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026