Kemi shkatërruar më shumë se 1000 tanke ruse, thotë Zelenski
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ushtria ukrainase ka shkatërruar tashmë më shumë se 1000 tanke ruse, gati 200 avionë rusë dhe pothuajse 2500 automjete të blinduara luftarake, raporton CNN.
Pavarësisht këtyre humbjeve, trupat ruse kanë ende pajisje për të kryer sulme shtesë, tha Zelenski.
“Ata kanë ende raketa për të goditur territorin tonë. Por kjo luftë tashmë e ka dobësuar Rusinë aq shumë sa ata duhet të planifikojnë të kenë edhe më pak pajisje ushtarake për paradën në Moskë”, tha Zelenski.
Më 9 maj, Rusia planifikon të mbajë paradën e saj tradicionale të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq, duke përkujtuar dorëzimin gjerman ndaj Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
Presidenti ukrainas tha gjithashtu se Rusia ka humbur tashmë më shumë se 23 000 ushtarë që nga fillimi i pushtimit.
Rusia ka lëshuar në mënyrë sporadike shifra të viktimave, që janë të ulëta dhe të cilat vëzhguesit i konsiderojnë si një nënvlerësim masiv. Dy zyrtarë të lartë ushtarakë të NATO-s vlerësuan se numri i ushtarëve rusë të vrarë në aksion në Ukrainë ishte midis 7 000 dhe 15 000.
Më herët gjatë muajit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi shkurtimisht se Rusia kishte pësuar humbje të rëndësishme të trupave të saj në Ukrainë, duke i quajtur humbjet një tragjedi të madhe për vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor
Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 19:38 Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit