‘Kemi shumë halle’, i riu me aftësi ndryshe tregon se nuk mjafton bonusi
3 mijë lekë të reja është bonusi që përfitojnë tetra dhe paraplegjikët nga Paketa e Rezistencës Sociale, për t’i rezistuar krizës ekonomike me rritjen e çmimeve në vendin tonë.
Ne kemi pyetur njërin prej tyre, paraplegjikun Erblin Karaj, nëse kjo shumë është e mjaftueshme dhe nëse mund të përballojë rritjen e çmimeve.
“Më këtë vendimin e fundit të qeverisë z. Rama, mua më duket jo e lartë si pagesë. Të vret shumë pjesa e ushqimeve dhe janë rritur shumë”, u shpreh ai.
Erblini ka lindur me këtë problem shëndetësor dhe kjo e ka penguar atë që të punojë.
“Jam në kërkim të një vendi pune”, shprehet ai.
Jetesa vetëm me ndihmë sociale po i bëhet çdo ditë e më e vështirë për shkak të rritjes së çmimeve.
“Nuk di sesi ta përshkruaj këtë. Ne invalidët kemi shumë halle të tjera, por nuk është një ndihmë kaq e madhe. Mishin nuk e prek dot se ka shkuar në stratosferë”, tha ai.
Edhe pse me aftësi të kufizuara, ai ka qenë çdo ditë i pranishëm në protestat e organizuar kundër rritjes së çmimeve.
Ai është i vendosur që do të dalë sërish në protestë, deri kur zëri I të gjithëve të dëgjohet.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
- 16:37 “Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë