Kënga polifonike tek të rinjtë, mbahet edicioni i 8 në Gjirokastër

31 Maj 2024 | 17:30

Kënga polifonike vlerë e UNESCO-s trashëgohet në breza në qytetin e Gjirokastrës duke u përcjellë edhe tek fëmijët dhe të rinjtë. Në aktivitetet kulturore që po zhvillohen spikat dëshira për të evidentuar këngët dhe vallet popullore nga brezi i ri.

 “Ky është edicioni i 8-të që vazhdojmë me fëmijët dhe është një kënaqësi e madhe që të punosh me fëmijët, unë e kam nisur këtë aktivitet nëpër të gjitha shkollat në rang Qarku dhe kam të gjitha moshat që nga klasat e para, të dyta e deri klasat e 9-ta, jam duke punuar dhe jam shumë krenar për këtë punë që po bëj”,-tha Roland Çenko, Mjeshtër i Madh

Për mbartësit e folklorit të transmetosh vlerat e këngës polifonikë tek të rinjtë është një emocion i veçantë.

 “Ndjejmë emocion sepse kjo punë na mban gjallë dhe jam shumë i kënaqur me brezin e ri që e duan shumë isopolifoninë dhe kjo na nxit të gjithëve, jam shumë i kënaqur”,-tha Roland Çenko, Mjeshtër i Madh

Fëmijët dhe të rinjtë pjesëmmarës në aktivitet folkolorike përjetojnë mbresa të veçanta ndërsa përcjellin trashëgiminë familjare si dhe traditata e vyera të qyteti të gurtë për këngën polifonike dhe vallet popullore

 “Po është mirë të këndosh se është një talent që unë e kam të trashëguar nga gjyshi,ai këndonte me më të mëdhenjtë dhe unë i thoja kur isha i vogël kam qenë 5-vjeç dhe i kërkoja si këndohej”,-u shpreh djali.

 “Mua më pëlqen shumë kënga popullore dhe pse jo mos ta vazhdojmë kulturën e Gjirokastrës dhe ta risjellim përsëri në jetë”,-tha djali.

Në aktivitetet që zhvillohen në rang Qarku mundësohet zbulimi i talenteve të reja në fushën e këngës dhe valleve karakteristike. Nga këto eksperienca evidentohen talentet e reja të cilët mbajnë gjallë traditën dhe foklorin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026

“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori

Filmi biografik “Michael”, kushtuar legjendës së muzikës Michael Jackson, ka vendosur një rekord të ri në kinematë botërore, duke u bërë filmi biografik me fitimet...
08:30 | 29/06/2026