Këngëtarja turke dënohet me 10 muaj burg pas shakasë për shkollat fetare
Një gjykatë në Stamboll e dënoi këngëtaren turke të popit Gulsen me dhjetë muaj burgim pasi e shpalli fajtore për “nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë” për shakanë e saj me shkollat fetare turke.
Kantautorja, emri i plotë i së cilës është Gulsen Çolakoğlu 46 vjeçe u burgos vitin e kaluar për një shaka që bëri gjatë një koncerti, kur tha se “perversiteti” i një prej muzikantëve të saj ishte sepse ai ndoqi një shkollë fetare, raporton AP.
Ajo u burgos për pesë ditë dhe më vonë kaloi 15 ditë të tjera në arrest shtëpiak, pavarësisht se kërkoi falje nëse u kishte shkaktuar ndonjë ofendim nxënësve të shkollave fetare.
Gjykata fillimisht e dënoi atë me një vit burg, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu. Dënimi i saj u ul më vonë, duke marrë parasysh “qëndrimin dinjitoz” të saj gjatë procesit gjyqësor.
Gulsen do të përballet me burg nëse kryen një vepër penale brenda pesë viteve të ardhshme.
Sipas AP, ajo nuk kishte asnjë koment mbi vendimin.
Gjatë gjyqit, Gulsen hodhi poshtë me forcë akuzat se ajo kishte për qëllim “të nxiste urrejtje”, duke këmbëngulur se komenti i saj “ishte një shaka mes dy personave”.
Në mbrojtje të saj, ajo tha se po ngacmonte një anëtar të grupit, i cili ishte mbiquajtur “Imam”, por nuk ndoqi një shkollë fetare.
Avokati i Zias, Ilker Goktas, përsëriti të mërkurën se komenti ishte një shaka dhe kërkoi një pafajësi, duke këmbëngulur se nuk kishte asnjë krim.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe shumë anëtarë të partisë së tij qeverisëse me bazë islamike janë të diplomuar në shkolla fetare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fushatë e ashpër në Turqi| Erdogan: Do shkatërroj opozitën. Përgjigjet kundërshtari
- Zgjedhjet në Turqi, gazetari: Sondazhet tregojnë se Erdogan nuk do të fitojë
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë