“Keni bërë përgjime të paligjshme”- Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e gjyqtares
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Zamira Vyshka në lidhje me përgjimet e kryera nga SPAK.
Vyshka pretendon se përgjimet e kryera përpara se ajo të merrej e pandehur duhet të konsiderohen si të paligjshme.
Ishte anëtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, i cili vendosi mospranimin e rekursit të bërë nga Vyshka.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë, SPAK dorëzoi dosjen në GJKKO ku ngriti ndaj gjyqtares akuzën për korrupsion.
Seanca paraprake ndaj saj, pritet të mbahet më 21 shkurt. GJKKO pritet të vendosë nëse çështja do kalojë apo jo për gjykim.
Ish-gjyqtarja u vu nën hetim nga SPAK, pas një letre anonime të mbërritur në strukturën antikorrupsion.
Menjëherë prokuroria e Posaçme u vu më lëvizje duke vënë në përgjim ish gjyqtaren e Elbasanit, dhe avokatin Ilir Pashaj.
Përgjimet dhe vëzhgimet ambientale dokumentuan marrjen e rryshfetit për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj një të pandehuri.
LEXONI GJITHASHTU
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht