Gjyqtarja Vyshka kërkoi më shumë para për lirimin e Musait, si u pikas

Gjykata e Elbasanit
22 Korrik 2022 | 10:58

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me korrupsionin në Gjykatën e Elbasanit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Xhulio Musai ka qenë i arrestuar për plagosje.

Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Zamira Vyshka, nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj, për shumën e 2 milionë lekëve por, pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para.

Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni.

Pas hetimeve Zamira Vyshka, bashkë me avokatin janë arrestuar për korrupsion. Ngjarja ka ndodhur në tetor 2021.

Gjatë kontrollit nëpër banesa kanë qenë të pranishëm dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026