“Keni në dorë fatin e vendit”, zbulohet çfarë u tha Kim gjyqtarëve të SPAK

19 Tetor 2022 | 12:09

Ditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati bën me dije se Kim u është drejtuar gjyqtarëve se me vendimet e tyre kanë në dorë fatin e vendit.

“Me vendimet tuaja ju keni në dorë fatet e vendit, jepni vendime të drejta që fëmijët tuaj mos braktisin vendin”- mësohet të ketë thënë Kim në takim.

Takimi ka zgjatur një orë dhe është zhvilluar në ambientet e SPAK.

Ky është takimi i parë zyrtar që ambasadorja ka zhvilluar me gjyqtarët e kësaj strukture.

Pak ditë më parë ambasadorja Kim, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se  është në dijeni të disa përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, në mënyrë që të mos ketë ndëshkime për më të fuqishmit.

Kim nënvizoi është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026