Kërcënime dhe negociata, çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën

14 Shkurt 2025 | 16:42

Negociatat për Ukrainën kanë hyrë në një fazë delikate pas bisedës telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, e cila ka nxitur reagime të shumta në arenën ndërkombëtare.

Nga njëra anë, Putin kërkon një takim të drejtpërdrejtë me Trump, duke anashkaluar Evropën, ndërsa nga ana tjetër, Uashingtoni paralajmëron sanksione ndaj Moskës nëse kjo e fundit dështon në arritjen e një marrëveshjeje.

Trump ka deklaruar se negociatat për përfundimin e konfliktit kanë nisur dhe ka paralajmëruar takime mes zyrtarëve amerikanë, rusë dhe ukrainas.

Takimi i parë pritet të zhvillohet në Mynih gjatë Konferencës së Sigurisë, ndërsa një tjetër është planifikuar për javën e ardhshme në Arabinë Saudite.

Megjithatë, takimi i Mynihut mbetet i pasigurt, pasi Moska ka deklaruar se nuk është ftuar zyrtarisht, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pohuar se ende nuk ka parë një plan konkret nga SHBA për përfundimin e luftës.

Në një intervistë për “Wall Street Journal”, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance ka paralajmëruar se Rusia mund të përballet me sanksione dhe masa të tjera, përfshirë opsionin e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë, nëse Putin nuk pranon të negociojë në mirëbesim.

“Opsioni për të dërguar trupa amerikane në Ukrainë mbetet në tryezë nëse Moska refuzon të angazhohet seriozisht në negociata. Ukraina duhet të ruajë pavarësinë dhe sovranitetin e saj,” ka deklaruar Vance.

Nga ana tjetër, Putin ka shprehur dëshirën për një takim sa më të shpejtë me Trump për të diskutuar Ukrainën dhe çështje të tjera, duke e konsideruar Uashingtonin si ndërmjetësin kryesor, ndërkohë që për Evropën roli i saj në negociata mbetet i paqartë.

Lidhur me pjesëmarrjen e Ukrainës, Kremlini ka nënvizuar se “në një mënyrë apo tjetër, Kievi do të jetë pjesë e bisedimeve.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se aleatët evropianë duhet të përcaktojnë qartë ofertat e tyre për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Evropa duhet të vijë me plane konkrete dhe të bazuara në realitet. Ne kemi treguar më parë se mund ta bëjmë këtë,” ka deklaruar Rutte nga Mynihu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026