Shënjestër e një sulmi terrorist? Behgjet Pacolli: Hera e parë që kam pasur frikë nga institucionet e shtetit tim
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar detaje rreth debatit që u bë në emër të tij, ku ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla tha se pas kthimit nga Zvicra, Pacolli ka hyrë në Kosovë nga Shqipëria me makinën e Thaçit duke shkelur protokollet e shtetit.
Ai deklaroi në “Ilva Now” rrugën që ka ndjekur për të hyrë në Kosovë, ndërsa theksoi se ka pasur informacione se mund të ishte shënjestër e ndonjë sulmi terrorist, prandaj ka zgjedhur të zbresë në Tiranë dhe më pas të shkojë në Prishtinë.
“Unë kam pasur miq, që gjithmonë kanë thënë se do të bëhet mirë. Unë jam në zyrën time, në shtëpinë time në Zvicër. Unë jam një qytetar i botës dhe udhëtoj. Pas 60 ditësh që isha në izolim, ditën e fundit, që ishte 30 prilli, unë isha tek mjeku u kontrollova dhe bëra testin përfundimtar dhe normalisht u përgatita për ta ardhur në Kosovë, ku kam edhe pjesën tjetër familjes. Nga Tirana kam shkuar në shtëpinë time në izolim dy ditor, pasi nuk kishte kushte që të shkoj në Kosovë, duke parë kërcënimet që ata kishin bërë. Asnjëherë nuk kam thënë se nuk do të shkoj në karantinë. Për mua ka qenë e qartë se unë do t’i nënshtrohem masave, por pa shkuar atje kanë vijuar kërcënimet.
Unë kam qenë dy ditë i mbyllur në Tiranë dhe ditën e tretë kam udhëtuar për Prishtinë. Çdo gjë për mua ishte e qartë se ishte një inskenim i partisë në pushtet. Unë nuk udhëtoj vetëm dhe sigurisht se kam një këshilltar që kujdeset për sigurinë e fluturimit. Mua më është thënë se pa u nisur për Tiranë, që do të ishte më mirë të shkonim në Tiranë se sa në Prishtinë. Inati dhe ai kaosi që u ngrit, unë në kokën time vendosa të shkoj në Prishtinë. Unë kam pasur qindra kërcënime, prej militantëve të VV, që ata të bënin çmos që unë të mos jetoj më. Ata më kanë kërcënuar familjen time. Ata kanë çuar fotografi të autobusit që i çon fëmijët e mi në shkollë. Kanë dërguar fotografi të djalit tim. Nuk e tërheq fjalën që e kam thënë se: është hera e parë që kam pasur frikë nga institucionet e shtetit tim.”, tha ai.
Ai komentoi deklaratat kërcënuese të Kurtit dhe të ministrit të Brendshëm, të cilët deklaruan se do ta arrestonin Pacollin për thyerje të protokollit të shtetit të Kosovës.
“E dini mirë kërcënimin e ministrit të Brendshëm, përndryshe do të më arrestonte. Pas orës 24:00, vjen edhe postimi i Kurtit, i cili thotë se do të më arrestoj. Kjo ishte një gjë që nuk e kam përjetuar kurrë. Isha i mërzitur, ndërsa në anë tjetër vazhdonin kërcënimet me telefon dhe të nesërmen ishte një dilemë se ku do të shkoj, unë vendosa të shkoj në Kosovë”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:48 Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
- 13:44 U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari
- 13:41 Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 13:39 Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi
- 13:36 Alarm për rrëmbim në një avion me 180 pasagjerë, Izraeli ngre në ajër avionët luftarakë
- 13:30 Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)