Kërcënimi i prokurorit, Rexhepi: Po një ekspert i pavarur, pa revole, si ndihet

16 Mars 2024 | 22:14

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Revieë në Euronews Albania, ku komentoi deklaratën e fortë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili tha të premten se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori të Prokurorisë së Posaçme.

Rexhepi tha se është dakord që të rritet siguria e prokurorëve të SPAK dhe familjarëve të tyre, por jo deri në pikën që të ndihen të mbisigurt.

Ai tha që SPAK është një institucion që duhet të zbatojë ligjin, dhe nëse ndihet i mbisigurt mund të bëhet arbitrarë dhe të godasë këdo që i del përpara.

“SPAK-u si çdo institucion ka kufi ligji, nuk kemi pse ta mbivlerësojmë dhe në moszbatimin e ligjit. Jam dakord që të rritet siguria e prokurorëve, le të jenë të sigurt, por jo të mbisigurt, pasi ajo mund t’i bëjë arbitrarë. Kur them të mbisigurt kam parasysh ligjin. Nuk mund të bëhen si ai filmi “Shpatarja e verbër”, nëse e keni parë, dhe të godasë këdo që i del përpara. Duhet të jenë pak më elegantë në sjelljet e tyre. Nëse një prokuror i SPAK ndihet i kërcënuar, po një ekspert i pavarur që thirret nga SPAK-u, që s’ka as revole në brez, si ndihet?! Kam shumë respekt për atë institucion, por nuk do të merrja pjesë nëse më kërkohej, për të vetmen arsye se nuk do shisja privatësinë time. Jo se bëj ndonjë veprim të paligjshëm por thjesht ideja për përgjimin e celularit do ta refuzoja për çfarëdo lloj çmimi.

Është zgjedhja e tyre që e kanë zgjedhur atë punë, nëse nuk e pëlqejnë, tre rreshta është dorëheqja dhe të shkojnë në shtëpi”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026