Kërcënimi nga Koreja e Veriut, bombarduesit e SHBA fluturojnë mbi gadishullin Korean
Bombarduesit amerikanë me rreze të gjata veprimi kryen stërvitje të përbashkëta me avionët luftarakë të Japonisë dhe Koresë së Jugut të mërkurën, në shenjë force kundër Koresë së Veriut, e cila e kreu testin e parë të raketës balistike interkontinentale pas pesë muajve.
Stërvitja tripalëshe në ishullin pranë Koresë së Jugut, Jeju, kishte për qëllim përforcimin e përgjigjes së përbashkët të këtyre vendeve ndaj kërcënimeve bërthamore nga Koreja e Veriut, tha Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut në një komunikatë.
Në stërvitje u përfshinë bombarduesit amerikanë B-1B, si dhe avionët luftarakë të Japonisë dhe Koresë së Jugut, sipas komunikatës. Kjo ishte hera e 13-të që bombarduesi amerikan fluturon përkohësisht pranë dhe mbi Gadishullin Korean.
Bombarduesi B-1B është në gjendje të bartë ngarkesë të madhe të armëve konvencionale. Në të kaluarën, Koreja e Veriut e ka cilësuar fluturimin e bombarduesit amerikan mbi Gadishullin Korean si dëshmi e armiqësive amerikane dhe është përgjigjur duke kryer testime raketore.
Të hënën, Koreja e Veriut e lëshoi në det raketën Hëason-18 ICBM gjatë një stërvitjeje që kishte për qëllim t’i paralajmëronte Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për hapa konfrontues. Si arsye për këtë, Koreja e Veriut e përmendi një takim të vonshëm mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut për të biseduar për frenimin e planeve të saj bërthamore.
SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia e kanë kritikuar testimin raketor të Koresë së Veriut duke e cilësuar si provokim dhe duke thënë se i ka shkelur shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të cilat ia ndalojnë Veriut aktivitetet balistike.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se testimi i raketës balistike dëshmoi se Koreja e Veriut mund të përgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara do ta marrin “një vendim të gabuar kundër saj”.
Por, shumë ekspertë të huaj thonë se Koreja e Veriut ende përballet me pengesa teknologjike për të zotëruar raketa balistike interkontinentale me kokë bërthamore me të cilat do të mundë ta godiste SHBA-në./REL
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë