Kërcënohen deputetët shqiptarë të BDI në Maqedoninë e Veriut
Disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut kanë marrë mesazhe kërcënuese anonime përmes postës elektronike shkruan Zëri i Amerikës.
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar duke u shprehur se dënon çdo formë kërcënimi, përpjekje për dhunë apo nxitje të dhunës.
Autoritetet policore kanë konfirmuar njoftimin për kërcënimin ndaj ligjvënësve të BDI-së, por pa dhënë hollësi të tjera. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Njësia për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik është njoftuar me rastin dhe se po merren masa për zbardhjen e tij. Mësohet se kërcënimet janë bërë me datë 23 korrik.
Vetë BDI-ja i ka quajtur kërcënimet si sulm të drejtpërdrejtë ndaj vlerave demokratike dhe institucioneve në vend. “Këto incidente dëshmojnë nivelin e larë të mosdurimit dhe urrejtjes që po përhapet në shoqërinë tonë”, thuhet në një reagim të partisë shqiptare të opozitës në Maqedoninë e Veriut.
Partia shqiptare vlerëson se po bëhet një fushatë e paramenduar për të shantazhuar dhe kërcënuar BDI-në dhe se kjo fushatë, sipas saj, ka për qëllim fshehjen e gabimeve të qeverië së re.
“Me akuza të imagjinuara dhe veprime të dhunshme ato po përpiqen ta shpërqendrojnë vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale dhe rezultatet katastrofike të politikave qeveritare”, thuhet më tej në reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë