Kërcënohet Festivali i Kanës, sindikatat: Do ndërpresim energjinë elektrike
Drita, kamera dhe… aksion! Përveç faktit se elementi i parë mund të mos jetë i mundur gjatë Festivalit të këtij viti në Kanë.
Duke kërcënuar direkt festivalin, sindikatat franceze kanë paralajmëruar se do të bllokojnë furnizimin me energji, në shenjë proteste ndaj reformës së pensioneve të presidentit Macron.
Si përgjigje ndaj thirrjes së Macron për 100 ditë pajtim dhe unitet, pas miratimit të reformës së pensioneve, sindikata që përfaqëson punëtorët e sektorit energjetik ka bërë thirrje për 100 ditë zemërim.
Në një deklaratë, sindikata CGT premtoi më shumë protesta gjatë muajit maj, të cilat do të shoqërohen me ndërprerje të elektricitetit gjatë eventeve kulturore dhe sportive.
“Në maj bëni çfarë të keni qejf! Festivali i Filmit në Kanë, Çmimi i Madh i Monakos, turneu Roland Garros dhe Festivali i Avinjonit mund të mbeten në errësirë! Ne nuk do të dorëzohemi”, shkroi sindikata në deklaratën e saj.
Grupimi në fjalë e ka ndërprerë energjinë edhe më parë. Javën e kaluar anëtarët e tij vunë në shënjestër lokalitete të ndryshme të vizituara nga presidenti.
Punëtorët ndërprenë elektricitetin në aeroportin e lokalitetit Montpelie dhe në shkollën e një qyteze që po vizitohej nga kreu i shtetit, duke akuzuar qeverinë për zbatimin e metodave anti-demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë