Kërcënohet kryetari i komunës së Prizrenit, shoqërohen dy persona në komisariat

25 Janar 2023 | 10:44

Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj mbrëmjen e djeshme është kërcënuar përmes mesazheve.

Ka qenë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë me dije lajmin ndërsa tha se aktualisht janë shoqëruar në komisariat dy persona.

Pretendohet se mesazhi ka ardhur pasi një nga të dyshuarit  ka qenë i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna.

“Dje në orët e vona, Sektori Rajonal i Hetimeve ka marrë informatë se është raportuar një kanosje nga kryetari i komunës së Prizrenit, një i dyshuar ka përçu mesazhe përmes një të dyshuari tjetër te kryetari i komunës për shkak se ka qenë i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna. Është fjala për një shtëpi e cila që disa vite pengon përfundimin e rrugës Tranzit i ri në Prizren. Policia ka arrestuar të dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit janë dërgur në mbajtje për 48 orë”, tha Bytyqi.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026

PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka rrëzuar të gjitha ankesat e dërguara në këtë organ, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. Dy...
16:34 | 01/07/2026