Kërcënoi kryeministrin Albin Kurti, arrestohet një person në Zveçan

11 Janar 2025 | 10:09

Një person është arrestuar në Zveçan nën dyshimin se ka kërcënuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes postimeve në rrjete sociale. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se rasti lidhet me kërcënime të bëra nbë adresë të kryeministrit nga grupi i njohur si “Brigada Sever”.

Policia konfirmoi se i dyshuari kishte përdorur rrjetet sociale për të shprehur kërcënime ndaj kryeministrit Kurti dhe për të shpërndarë mesazhe që promovonin dhunë.

Në raportin 24-orësh, Policia ka sqaruar se pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim

“Zveçan, 07.01.2025 – NN. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 10.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e Policisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026