Mbajti peng 15 persona nën kërcënimin e sëpatës, si u ekzekutua agresori në Zvicër

9 Shkurt 2024 | 14:15

Policia në Zvicër ka qëlluar për vdekje një burrë të armatosur me sëpatë dhe thikë, i cili mori peng 15 pasagjerë në një tren mbrëmjen e së enjtes.

Pengmarrësi, thuhet se ishte një azilkërkues 32-vjeçar nga Irani, hipi në një tren lokal pranë Yverdon.  Ai e detyroi shoferin të ndalonte trenin dhe të bashkohej me pasagjerët në vagon.

Oficerët sulmuan trenin dhe “plagosën për vdekje” burrin pasi ai i sulmoi ata, thonë raportet e policisë. Të gjithë pengjet u liruan të padëmtuar.

Sipas mediave lokale, autoritetet u lajmëruan nga pasagjerët në tren dhe më shumë se 60 oficerë ishin të pranishëm. Policia, duke përfshirë një njësi speciale nga Gjeneva, rrethoi trenin dhe kaloi disa orë duke u përpjekur të fliste me burrin në anglisht dhe farsi, pa sukses.

Natën vonë, kur panë pengmarrësin duke u larguar nga pasagjerët, ata sulmuan trenin duke përdorur granata trullosëse. Sipas njoftimeve të policisë, burri sulmoi policinë, në atë moment ata përdorën armët e tyre për të mbrojtur pengjet dhe veten e tyre dhe pengmarrësi u qëllua për vdekje.

Policia thotë se motivi i marrjes së pengjeve është i paqartë. Një pasagjer në tren tha se autori dukej “shumë i stresuar”. Raportet lokale thonë se pengjet dhe familjet e tyre po mbështeten nga departamenti psikologjik i shërbimit shëndetësor zviceran.

Dihet pak për burrin, përveç se ai ishte me origjinë nga Irani dhe ishte caktuar në një qendër azilkërkuesish në Neuchatel. Dramat e pengjeve janë të rralla në Zvicër, por më parë kanë ndodhur në banka dhe biznese. Në janar 2022, punonjësit në një firmë prodhuese të orëve u morën peng dhe u detyruan të hapnin një kasafortë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se vendet evropiane po kontribuojnë në vazhdimin e konfliktit në Ukrainë përmes ndihmës së tyre...
15:50 | 25/06/2026

Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi të enjten në Bahrein se vendet e Gjirit nuk mbështesin vendosjen e asnjë takse apo tarife për...
15:43 | 25/06/2026

Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë. Macron foli me presidenten...
14:25 | 25/06/2026