Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i Maksim Likës

18 Tetor 2025 | 22:06

Avokati Uljan Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar një prokuror gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

Pas arrestimit të ndodhur pak ditë më parë të Maksim Likës, i njohur si Maksim Suçi në Elbasan në një operacion nga policia ka ardhur dhe një reagim nga Dhoma e Avokatisë së Elbasanit për avokatin mbrojtës të tij Uljan Bajrami.

Bajrami u përfshi në një konflikt në sallën e gjyqit me prokurorin, ku sipas informacioneve ai kërcënoi prokurorin e çështjes.
Suçi u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe është lënë në “Arrest me burg”, pjesë të arrestuarve ishte dhe ish deputeti Bujar Muçi që u lirua në masën “Detyrim paraqitje”.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit, duke e cilësuar këtë një veprim të paprecedentë dhe shkelje të hapur të të drejtave të mbrojtjes dhe procesit të rregullt ligjor.

Sipas njoftimit zyrtar të Dhomës së Avokatisë, ngjarja ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar më 17 tetor 2025 në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, ku Barjami po mbronte shtetasin Maksim Suçi. Në këtë seancë, avokati ka vënë në dyshim vlefshmërinë e një prove video të paraqitur nga prokuroria, duke pretenduar se ajo ishte në kundërshtim me përshkrimin në procesverbalin e hartuar nga prokurori i çështjes, Gjergji Ceka.

Barjami ishte avokati mbrojtës i Maksim Likës, i njohur edhe me pseudonimin “Suci”, një emër që përflitet për lidhje të ngushta me Emiljano Shullazin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026