Kërcënoi se do vriste çdo gjyqtar që do i dënojë nipin, shoqërohet Gjovalin Shkambi

7 Tetor 2025 | 12:25

Policia e Shkodrës ka shoqëruar Gjovalin Shkambi, xhaxhain e Elvis Shkambit i cili një ditë më parë vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

“Policia e Shkodrës shoqëroi në Drejtorinë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin Gjovalin Shkambi 49 vjeç, për deklaratën kërcënuese ndaj gjyqtarëve të dhënë në media. Në përfundim të veprimeve do keni informacion të plotë”, bëri me dije policia e Shkodrës.

Në një deklaratë për mediat të martën, Shkambi kërcënoi se cilido gjyqtar që do të guxonte të dënonte nipin e tij di të kishte të njëjtin fund si Kalaja.

“Kushdo qoftë ai gjyqtar që do ta dënojë nipin tim Elvisin, do përballet me të njëjtën gjë. Ai gjyqtar që do ta dënojë, do përballet me plumba! S’ka gjyqtar që guxon me e dënu Elvisin, sepse do pësojë si Astrit Kalaja. Ai gjyqtar që dënon ato me Kolin e Klisman e me mua ka të njëtin shpërblim, provat i dhamë, s na e përdhunon kush pronën. Nuk i druhem hakmarrjes hiç. Kush dënon atë djalë do përballet në gjykatë me plumba. Nuk ka gjyqtarë që e dënon se do t’i hajë plumbat si Astrit Kalaja”, tha Shkambi për Euronews Albania.

Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin Astrit Kalaja menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.

31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.

Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga lidhur me ngjarjen e rëndë janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026