Shenjat e plumbave dhe tufa me lule, pamje nga salla ku u vra gjyqtari Kalaja
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, ishte këtë të martë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku ditën e djeshme u vra në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja.
Ngjarja ndodhi në sallën numër tre, ku Elvis Shkambi ekzekutoi me tre plumba gjyqtarin Kalaja, menjëherë pas shpalljes së vendimit që ishte kundër familjes Shkambi.
Në pamje duket një sallë e vogël, e pajisur me kamera që regjistrojnë në mënyrë audio dhe vizive çdo lëvizje. Një nga shenjat e plumbave ndodhet në kompjuterin e sekretarës, një tjetër në tryezën e trupës gjykuese, ndërsa një e tretë është në kolltukun e një prej gjyqtarëve.
Në tavolinën e trupës gjykuese është vendosur një tufë me lule në nderim të të ndjerit.

Gazetarja Demushi tregoi edhe se si ishin vendosur palët në sallë, duke theksuar se distanca mes tyre dhe trupës gjykuese ishte shumë e afërt.
Kujtojmë se gjyqtari Astrit Kalaja u vra të hënën gjatë seancës së gjyqit, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Elvis Shkambi, xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, si dhe një prej rojeve të sigurisë së gjykatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit