Gazetarja tregon çfarë tha gjyqtari para se të vritej: Kam një çështje me probleme

7 Tetor 2025 | 10:44

E ftuar në Euronews Albania, gazetarja Aida Topalli tregoi fjalët e fundit të gjyqtarit para se të futej në sallën e gjyqit, aty ku u qëllua me armë zjarri sapo dha vendimin për çështjen e familjes Shkambi.

Sipas saj, para se të fillonte seanca, gjyqtari i kishte thënë disa kolegëve që kishte takuar se kishte një gjyq me probleme.

Gazetarja tha se dhe në seancën e datës 24 shtator kishte pasur debate me tone të ashpra mes Gjon Shkambit dhe trupës gjykuese prej tre gjyqtarësh, të kryesuar nga i ndjeri Astrit Kalaja.

“Në seancën e datës 24, ka pasur tone të larta mes gjyqtarëve të çështjes, ku trupa gjykuese prej tre gjyqtarësh kryesohej nga Astrit Kalaja. Në atë seancë pati debate me tone të ashpra mes Gjon Shkambit dhe të ndjerit. Madje, edhe ditën e djeshme, përpara se të futej në sallën e gjyqit, Astrit Kalaja i kishte thënë kolegëve që kishte takuar se “sot kam një gjyq me probleme”, duke qenë në dijeni të historikut të çështjes dhe agresivitetit të palës, pasi ishte vetë nga Shkodra dhe e njihte mirë situatën. Ai e kishte shprehur këtë shqetësim në një farë mënyre, por nuk kishte kërkuar shërbime mbështetëse apo masa mbrojtëse. Nuk është normale që në Gjykatën e Apelit – gjykatën më të rëndësishme në vend – të mos ketë as nivelin më minimal të sigurisë, në mes të qytetit. Një gjykatë ku mund të hyjë dhe të dalë kushdo duhet të ketë një nivel shumë më të lartë sigurie,” tha gazetarja Aida Topalli.

Kujtojmë se gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri të hënën, në sallën e gjyqit, nga Elvis Shkambi ndërsa u plagosën babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, palë në çështje me familjen Shkambi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026