Pezullohen gjyqet në Gjykatën e Apelit në Tiranë, zhvillohen vetëm masat e sigurisë
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të hënën, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, Gjykata e Apelit në Tiranë ka pezulluar të gjitha seancat normale gjyqësore.
Burime nga gjykata bëjnë me dije se e vetmja kategori seancash që do të zhvillohen janë ato për caktimin e masave të sigurisë, për shkak të afateve procedurale që nuk mund të shtyhen.
Pikërisht këtë të martë, gjyqtari i ndjerë Kalaja do të duhej të vendoste për 12 masa sigurie dhe për këtë gjykata ka hedhur shortin duke ia kaluar tre gjyqtarëve të tjerë.
“Për shkak të pjesëmarrjes në homazhet , që do të zhvillohen në nderim të kolegut tonë të paharruar Z. Astrit Kalaja, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm (dhomat penale dhe civile) janë në pamundësi të zhvillojnë gjykimet e planifikuara nga datat 07.10.2025-10.10.2025, përvec gjykimeve me karakter urgjent (masa sigurimi).
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJTIHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit